Odise Roshi bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit

25 tetor 2021 | 13:34

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ekipit turk të Boluspor, Odise Roshi ka ndarë pak momente më parë në “Instagram” lajmin e mirë se është bërë baba për herë të parë.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël”, shkruan fillimisht 30-vjeçari, teksa më poshtë bën publik edhe emrin.

“Të dua Rois“, vazhdon anësori me postimin që shoqërohet me një foto të dorës së djalit.

“Rraketa” nuk është duke kaluar një moment shumë pozitiv në karrierën e tij pasi në merkaton e verës që lam pas ai u largua nga Ahmat Grozny për t’u transferuar në ligën e dytë turke te Boluspor ku ka kontratë vetëm për një sezon.

Roshi ishte i grumbulluar nga Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares në fillimin e tetorit ku mori disa minuta që i majftuan për të treguar cilësitë e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odise Roshi (@roshiodise)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykimi ndaj i drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës…