OEAK ndanë nga 1 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës

03 qershor 2020 | 15:57

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se ka ndarë nga 1 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.

OEAK thotë se shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për aksidentin, i cili la të vdekur në vendin e punës dy punëtorë të kësaj miniere.

“Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2 mijë euro, respektivisht nga 1 mijë euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehëtarit Idriz Gerbeshi. Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e nga 30 mijë eurove për dy familjet e minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës.

Ndryshe mbrëmë pas mesnate janë nxjerrë edhe trupat e pajetë të Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifaj. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratën me mundësin…