OEAK-u diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane për vendosjen e linjës direkte Prishtinë – Nju-Jork

18 prill 2025 | 14:00

Në një përpjekje të koordinuar me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Delta Airlines” dhe shoqatës “Linjat Ajrore për Amerikën” (Airlines for America) për të prezantuar mundësitë për vendosjen e një fluturimi direkt ndërmjet Prishtinës dhe Nju-Jorkut.

Me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të renditur si të tretin më të madhin për nga trafiku i pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor dhe ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, Kosova është e gatshme të forcojë lidhjet transatlantike dhe të përmbushë kërkesën në rritje për linja direkte ajrore.

Një fluturim direkt do të hapte rrugë të reja për tregtinë, turizmin dhe investimet, duke forcuar më tej lidhjet e thella ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori për 45 vjet i Fakultetit Teknik dhe më pas…