OEAK-u: Qeveria e re të ndjekë një agjendë dinamike të reformave të biznesit

04 shkurt 2020 | 11:51

“Institucionet funksionale ekzekutive e legjislative janë kyçe në ofrimin e një qeverisje të mirëfilltë ekonomike. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret konstituimin e Qeverisë së re të Kosovës, në një kohë kur vendi ka nevojë që të lëvizë përpara në agjendën e reformës së biznesit”, është thënë në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

Oda Amerikane ka theksuar se beson se adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, përmirësimi i sundimit të ligjit, zbatimi i drejtë i ligjeve, si dhe luftimi i korrupsionit, duhet të jenë në themel të agjendës së Qeverisë së re, ndërsa hartimi i një strategjie të fuqishme kombëtare të zhvillimit ekonomik duhet të jetë ndër prioritet më të rëndësishme të organit të ri ekzekutiv.

“Qeveria e re duhet të garantojë një ekonomi të lirë të tregut si dhe një mjedis të barabartë i cili do të lejonte investitorët vendorë dhe të huajë të shfrytëzonin potencialin e tyre të plotë për një rritje të përshpejtuar ekonomike, e cila do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe rrjedhimisht ofrimin e perspektivës më të madhe për të gjithë. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thërret Qeverinë e re të demonstrojë rol aktiv në fuqizimin e dialogut me sektorin privat, meqë vetëm përmes një ndërveprimi të vazhdueshëm dhe të hapur, Kosova mund të përmbushë synimet e saj të zhvillimit ekonomik”, është thënë në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 12 ditë pasi lidhi kurorë me Jon Peters, Pamela…