OEK-u: Sektori privat pas luftës shpenzoi 580 milionë euro për gjeneratorë

06 mars 13:39

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë me dije se në bazë të hulumtimeve që ka bërë ndër vite, në 10 top barrierat e të bërit biznes ka qenë energjia elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.

Sipas OEK-ut, duke u bazuar në informacionet e ATK-së në Kosovë janë aktive afër 80,000 ndërmarrje.

“Në qoftë se kostoja e një gjeneratori për prodhim të energjisë elektrike është prej 300 – 30,000 euro dhe pothuajse të gjitha këto kompani posedojnë një gjenerator të tillë. Si nevojë urgjente kalkulimet tregojnë se sektori privat në Kosovë gjatë këtyre viteve ka shpenzuar më tepër se 580 milionë euro për blerje të gjeneratorëve duke mos kalkuluar shpenzimet e derivateve të naftës”, është thënë në njoftimin e OEK-ut.

Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar se sikurse institucionet vendore të kishin bërë më tepër në zgjidhjen e këtij problemi dhe që këto mjete të dedikuara dhe të shpenzuara për blerjen e gjeneratorëve të ishin investuar në punësim, standardizim, certifikim, licencim, menaxhim të kualitetit dhe në brendim të produkteve dhe shërbimeve

“Made in Kosova”, atëherë realiteti ekonomik dhe social në Kosovë do të ishte shumë më i favorshëm. “Paradoksi qëndron në faktin se këto dukuri negative sa i përket furnizimit me energji elektrike janë duke e përcjellë Kosovën edhe 18 vite pas luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë”, është thënë në njoftimin e OEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka…