Oferta e Barcelonës për Lewandowskin nuk i mjafton Bayernit

29 qershor 2022 | 14:54

Skuadra e Barcelonës vijon përpjekjet për të bindur Bayernin për Robert Lewandowskin. Në orët e fundit skuadra spanjolle ka ngritur ofertën për polakun, duke arritur në shifrën e 40 milionë eurove, plus 5 bonus që vijnë nga disa parametra.

Një ofertë që në fakt nuk është sërish e mjaftueshme, pasi Bayerni nuk ka ndërmend që të heq dorë nga ylli i saj pa 60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse në javët në vijim Barcelona do të gjejë një zgjidhje, pasi siç dihet edhe fondet në dispozicion nuk është se janë të mëdha. Gjithsesi dëshira e polakut mund të jetë vendimtare për këtë operacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Flaka Loxha është ndalur në çerekfinale, ndërsa garimin për…