OKB: 1,54 miliardë fëmijë dhe të rinj nuk shkojnë në shkollë

28 prill 2020 | 01:09

Të rinjtë po vuajnë një ndikim të fortë nga koronavirusi, që nga puna e humbur, stresi në familje, deri tek shëndeti mendor.

”Mbi 1,54 miliardë fëmijë dhe të rinj nuk shkojnë në shkollë, refugjatë të rinj, persona të zhvendosur dhe të tjerë të përfshirë në konflikte ose katastrofa tani ata janë edhe më vulnerabël”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, në një takim me video konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Edhe para krizës aktuale, të rinjtë po përballeshin me sfida të mëdha”, shpjegoi ai, duke theksuar se numrat janë befasues, pasi një në pesë ishte tashmë jashtë arsimit, trajnimit ose punës dhe një në katër ishte prekur nga dhuna ose konflikti”, shtoi ai./ATSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e parë e hapjes i ka gjetur bosh dyqanet…