OKB-ja i frikësohen një gjakderdhjeje të re në Siri

21 shkurt 2020 | 14:20

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë përsëritur thirrjen për ndaljen e veprimeve ushtarake në veriperëndim të Sirisë.

Sipas OKB-së ekziston frika se dhuna atje, mund të përfundojë me një “gjakderdhje”.

“Rreth 900.000 njerëz kanë ikur nga rajoni dhe rreth 60% prej tyre janë fëmijë”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke, (OCHA).

Dhuna në veriperëndim të Sirisë ka shpërthyer, pasi forcat qeveritare të përkrahura nga Rusia dhe Irani, kanë zgjeruar fushatën e tyre, për të fituar kontrollin e bastionit të fundit që drejtohet nga rebelët në Siri.

Turqia, e cila mbështet rebelët anti-qeveritar, kërcënoi se do të “godasë kudo” nëse sulmohen trupat e saj.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 400 civilë që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë me dije…