OKB-ja kërkon të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporozhye

01 prill 2022 | 17:25

Garda bërthamore e OKB-së ka kërkuar që ekspertët e saj të lejohen të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporozhye të kontrolluar nga Rusia në jug të Ukrainës.

Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, duke cituar kreun e agjencisë ruse bërthamore Rosatom.

Zaporozhye ka rënë në duart e Rusisë në fillim të marsit, pasi raketat kanë goditur objektin e trajnimit në atë vend, duke shkaktuar panik të gjerë.

Gjithashtu edhe Çernobili është pushtuar nga Rusia në fillim të konfliktit, por në raportin e djeshëm është thënë se trupat e armikut u tërhoqën nga ai vend dhe nga qyteti i afërt ukrainas.

Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ka thënë se ky largim ishte “një hap në drejtimin e duhur””, duke shtuar se agjencia planifikon ta vizitojë “shumë shpejt”.

Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi ka thënë: “Situata e përgjithshme e rrezatimit rreth termocentralit është krejtësisht normale. Ka pasur një nivel relativisht më të lartë të rrezatimit të lokalizuar, për shkak të lëvizjes së mjeteve të rënda gjatë pushtimit të termocentralit, gjë që është e qartë se mund të përsëritet rasti gjatë largimit”.

Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës ka thënë se trupat ruse kishin marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi nga gërmimi i llogoreve në zonën e mbylljes rreth termocentralit.

Por, Grossi ka thënë se “nuk kemi asnjë konfirmim” se ushtarët janë goditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë u ka bërë…