OKB-ja zvogëlon buxhetin për misionet paqeruajtëse

02 korrik 2018 | 12:25

Shtetet anëtare në Kombet e Bashkuara janë pajtuar për të zvogëluar buxhetin vjetor për misionet paqeruajtëse, kanë njoftuar burime diplomatike për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Agjencia “AFP” ka raportuar se shuma, 6.689 miliardë dollarë, është për 122 milionë dollarë më e vogël se shuma e rekomanduar në fillim dhe rreth 600 milionë dollarë më e vogël se shuma e ndarë vitin e kaluar.

OKB-ja ka rreth 100,000 paqeruajtës të angazhuar në 14 misione në botë.

Buxheti pritet të miratohet zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme më 2 korrik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuueset kryesore në buxhetin e vitit të kaluar me 28.5 për qind të fondit, të përcjella nga Kina me 10.3 për qind dhe Japonia me 9.7 për qind.

Në muajin mars, ambasadorja amerikane në këtë organizatë, Nikki Haley ka thënë se Uashingtoni është duke planifikuar zvogëlimin e fondit, duke iu bërë thirrje shteteve tjera për ndarje të shumave më të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…