Oklahoma fiton me përmbysje ndaj Houstonit

11 shkurt 12:49

NBA vijon të dhurojë emocione të forta në sportin e basketbollit. Në “stacionin” e radhës të kampionatit më të fortë në botë, ndeshja me e zjarrtë është zhvilluar në “Toyota Center”. Houston Rockets ishte mysafir i Oklahoma City Thunder. Pas një lufte të fortë soportive, vendësit janë mposhtur me rezultatin 117-112.

Paul George spikati në këtë fitore të Oklahomas, sepse realizoi 45 pikë, tri asistime dhe 11 kërcime. Edhe Russell Westbrook nuk mbeti prapa, me “triple-double”, me 21 pikë, 11 asistime dhe 12 kërcime. Te Houston, basketbollisti më efikas ishte si gjithnjë, James Harden, me 42 pikë.

U duk se Boston Celtics, me epërsinë momentale prej 28 pikësh, do ta kishte të sigurt fitoren ndaj Los Angeles Clippers, por fundi rezultoi ndryshe. Miqtë triumfuan 123-112.

Rezultatet

Utah – San Antonio S.                        125-105
Indiana Pacers – Cleveland C.          105-90
New York Knicks – Toronto R.         99-104
Atlanta H. – Charlotte H.                   120-129
Memphis G. – Neq Orlens P.             99-90
Boston C. – LA Clippers                     112-123
Chicago B. – Washington W.            125-134
Houston R. – Oklahoma City Th.    112-117
Milwaukee B. – Orlando M.              83-103

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara