Ministri Bytyqi takon drejtorët e Drejtorive Komunale, flasin për zëvendësimin e orëve të humbura

11 shkurt 2019 | 12:48

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka takuar sot drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. 

“Në takim, diskutuam mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim. Pas dikutimeve të shumta dhe sygjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT-i do të dalë me një vendim të detajizuar për kompenzimin e orëve të humbura”, ka thënë Bytyqi. 

Ai ka treguar se me përgjegjësit për arsim në komuna biseduan rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor. 

“Theksova se vendimi duhet të zbatohet në tërësi në bazë të Udhëzimit Administrativ dhe kërkova raporte nga DKA-të rreth zbatueshmërisë së këtij vendimi. Rreth kësaj çështje, paralajmërova se do të merren masa ndëshkuese dhe do të bëhen publik të gjithë emrat e shkollave, të cilat nuk marrin masa rreth zbatimit të këtij vendimi”, ka deklaruar ministri Bytyqi.

“Gjithashtu, i përgëzova komunat, të cilat janë duke e zbatuar vendimin, në veçanti komunën e Hanit të Elezit, komunë në të cilën në dy ditët e para të hyrjes në fuqi të vendimit, janë konfiskuar rreth 60 telefona”, ka thënë Bytyqi.

Me drejtorët e arsimit diskutuam edhe për përgatitjet për Maturën 2019, me ç’rast paralajmëruam fillimin e debateve nëpër komuna, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të jetë sa më i organizuar dhe të nxirren rezultate sa më reale. 

Gjatë këtij takimi, kërkova vëmendje të shtuar nga DKA-të dhe menaxherët e shkollave, që të identifikojnë në kohë rastet e dhunës, apo keqpërdorimeve të ndryshme në shkolla. Theksova se mësimdhënësit pa integritet duhet të identifikohen sa më parë, sepse për të tillët nuk do të ketë vend në institucionet arsimore.

Rreth kësaj, në këtë takim vendosëm që të vendosen kutitë e ankesave në të gjitha institucionet arsimore, të cilat fillimisht do të menaxhohen nga Inspektorati i Arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel, ka ftuar në…