Oklahoma triumfon ndaj Houstonit

10 janar 2020 | 14:08

Ishin vetëm katër ndeshje në mbrëmjen e NBA-s, por spektakli dhe emocionet nuk munguan as këtë herë. Vëmendjen më të madhe e mori dueli i “Chesapeake Energy Arena”, aty ku Oklahoma City Thunder mposhti lehtësisht me shifrat 113-92, Houston Rockets.

Një ndeshje e dominuar nga City Thunder që e pa veten në avantazhin e 16 pikëve që në fundin e periodës së parë. Për të marrë fitoren e 7-të në tetë takimet e fundit, Oklahoma iu fal 23 pikëve, 11 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 4 asistimeve të Danilo Gallinarit. Houstonit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 34 pikët e ishit të madh të sfidës Russell Westbrook. Po kalon një mini-krizë rezultatesh, Boston Celtics që pësoi humbjen e tretë rresht pasi u mposht në Pensylvani nga Philadelphia 76-ers me rezultatin 109-98. Richardson me 29 pikë ishte heroi i Philadelphias në këtë sfidë që regjistroi fitoren numër 25 në 39 takime.

Në krahun tjetër skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 50 pikët e realizuara nga dyshja Walker-Smart. Buzëqesh edhe Minnesota Timberwolves. Skuadra nga Minneapolis kaloi me shifrat 116-102 Portland Trail Blazzers për meritë edhe të kanadezit Andrew Wiggins, autor i 23 pikëve. Falë këtij suksesi dhe ecurisë së mirë që ka pasur në javët e fundit Minesotta është futur fuqishëm për të siguruar një vend në “play-off”. Vazhdon rënia e lirë e Detroit Pistons ndërkohë që i dha fund krizës së rezultateve prej 5 humbjesh rresht Cleveland Cavaliers që fitoi me shifrat 112-115 pas kohës shtesë brenda në Michigan. Më i miri për skuadrën nga Ohio në këtë sfidë ishte kanadezi Thompson me 35 pikë 14 rebound dhe 3 asistime. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…