
Oklahoma triumfon në fushën e Bostonit, zhgënjejnë Miami, Denveri dhe Dallasi
Oklahoma arriti një fitore të rëndësishme në fushën e rivalëve të Bostonit me shifrat 118-112, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku vendimtar ishte Alexander Shai me 34 pikë, mbështetur edhe nga Holmgren me 23 pikë.
Jashtë fushe fiton skuadra e Clippersave, që mundi me shifrat 119-104 Miamin. Treshja Bogdanoviq-Zubaq-Harden realizuan 80 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Zhgënjen ekipi i Denverit, që u mundur me shifrat 115-94 në shtëpi nga Minnesota. Për miqtë u dalluan Edwards me 29 pikë e Randle me 25 pikë. Fiton edhe San Antonio, që mundi me rezultat 126-116 Dallasin, duke shpresuar për një vend në “play-off”. De’Aron Fox me 32 pikë ishte lider në fushë.
Skuadra e Houstonit, falë 29 pikëve të Jalen Green, mundi me rezultat 111-104 Phoenixin, ndërsa Atlanta triumfoi me rezultat 123-110 ndaj Charlotte, ndeshje ku u dallua Trae Young me 35 pikë.
Rezultatet
Atlanta – Charlotte 123-110
Boston – Oklahoma 112-118
Toronto – Philadelphia 118-105
Houston – Phoenix 111-104
Memphis – Utah Jazz 122-115
Miami – Clippers 104-119
San Antonio – Dallas 126-116
Denver – Minnesota 95-115
Portland – New York 113-114