Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitojnë Nobel për Letërsi

10 tetor 2019 | 14:04

Akademia suedeze e Shkencave ka shpërblyer me Çmimin Nobel për Letërsi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Akademia suedeze ka ndarë sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Tokarczuk, 57 vjeçe, e konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, është shpërblyer “për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, ka bërë me dije Akademia suedeze.

Ndërsa Handke, 76-vjeç është shpërblyer “për punën me ndikim” në “eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”, është thënë në deklaratën e Akademisë.

Këtë javë, janë ndarë edhe nobelët për Mjekësinë, Fizikën dhe Kiminë, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi një miliard njerëz në gjithë botën jetojnë me shikim…