Olimpike dhe doping, 32 rusë kërkojnë pjesëmarrjen

06 shkurt 2018 | 16:22

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë orët e fundit ka marrë kërkesa të tjera nga 32 sportistë rusë për të qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin këtë të premte në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Mes sportistëve që kanë bërë një kërkesë të tillë është edhe Viktor Ahn, fenomeni koranojugor i natyralizuar si rus i pistave të shpejtësisë, fitues i 3 medaljeve të arta dhe një të bronztë në “Sochi 2014”.

Përveç tij kanë bërë kërkesën për të qenë të pranishëm në Pyoengchang edhe patinatorët e tjerë të shpejtësisë në akull Denid Airapetyan dhe Vladimir Grigoryev si dhe sportisti i biatlonit Anton Shipulin apo patinatorja Ksenia Stolbova. Një komision “Ad Hoc” do të ekzaminojë rastet në mënyrë individual do të marrë vendimin brenda mbrëmjes të së mërkurës, pikërisht në prag të ceremonisë së hapjes së këtyre Lojërave.

Ditën e hënë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar refuzoi kërkesën e bërë nga 13 sportistë e 2 trajnerë rusë, të cilëve iu hoq dënimi i pezullimit të përjetshëm për doping nga Gjykata e Arbitrazhit Sportive. Komisioni “Ad Hoc” i IOC, që drejtohet nga ish-ministrja franceze e sporteve, Valerie Fourneyron ka dhënë opinion negativ që ka shkaktuar edhe zemërimin e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev i cili ka folur për shkelje të principeve elementare të ligjeve dhe rregullave olimpike me qëllim që të shkatërrojnë personat apo të shkaktojnë dëm politik në drejtim të Rusisë. (Top Channel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur publikimin e Strategjisë…