Olmo: City është skuadra më e mirë, por jam i lumtur në Leipzig

21 gusht 2023 | 11:38

Manchester City po e kërkon Dani Olmon, por spanjoll e ka refuzuar ofertën e tyre.

Mediet në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se City ka dërguar një ofertë në drejtim të RB Leipzig për Dani Olmon, por spanjolli e ka refuzuar pasi dëshiron të mbetët pjesë e skuadrës gjermane.

“Nuk ka asgjë me Manchester Cityn. Jam i fokusuar në punën time te Leipzigu, në Bundesligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë. City është një nga skuadrat më të mira në botë, Josko Gvardiol shkoi atje, por unë jam i lumtur këtu”, u shpreh Olmo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…