Selmanaj i LDK-së: Në vendet demokratike hajnat i mbron avokati, në Kosovë i mbron kryeministri

21 gusht 2023 | 11:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj prokurorëve dhe mbrojtjes së tyre ndaj të dyshuarve për hajninë në rezervat e shtetit.

Selmanaj madje ka thënë se në vendet demokratike hajnat i mbron avokati, kurse në Kosovë i mbron kryeministri Albin Kurti.

“Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë i mbron dhe i përfaqëson kryeministri dhe qeveria e tij. Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria. Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linçon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij. E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike…