
Olmo: Duam finalen e Ligës së Kampionëve
Dani Olmo është gati për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Lojtari i Barcelonës tregoi bindjen e tij gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes: “Është një ndeshje thelbësore, motivimi është maksimal siç është e dukshme për një gjysmëfinale që të dërgon në finale të Ligës së Kampionëve. Ka një dëshirë të madhe për të fituar nesër mbrëma”, shpjegoi futbollisti spanjoll.
“Në ndeshjen e parë luajtëm në kushte të barabarta, kishte situata në të cilat mund të ishim mbrojtur më mirë. Mund të ndodhë dhe ne duhet të jemi gati, synimi ynë është të fitojmë nesër, duke luajtur futboll të mirë. Faktori fushë favorizon ata që luajnë në shtëpi, por ne kemi luajtur në fusha si ‘Wanda Metropolitano’ ose ‘Bernabeu’ dhe kemi arritur të fitojmë ose të paktën të kualifikohemi. Të luajmë në një stadium si ky (“San Siro) na motivon, do të doja ta bënim çdo vit”.