O’Neal, Bryantit: Të dua vëlla dhe do të më mungosh

26 janar 2020 | 23:56

Vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, e ka komentuar edhe ish-bashkëlojtari i tij, Shaquille O’Neal. Bryant vdiq sot në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti ajror.

“S’ka fjalë që mund të shpreh dhembjen nëpër të cilën po kaloj tash me këtë moment tragjik dhe të mërzitshëm për humbjen e shokut tim, vëllait tim, partnerit tim në triumfin e kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen Bryant dhe familjet e pasagjerëve të tjerë në bord. Jam shumë keq tani!” ka shkruar O’Neal.

Dyshja fitoi tre tituj kampioni në NBA sa ishin bashkë te LA Lakers. Pas ndarjes, O’Neal fitoi edhe një titull me Miamin, ndërsa Bryant dy të tjerë sërish me Lakers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Los Angeles ka thënë se beson se në…