Onida boton librin “Qetësi”

12 mars 2019 | 12:23

“Qetësi” titullohet libri i parë i nxënës së klasës së pestë të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihail Grameno” në Fushë-Kosovë, Onida Brestovcit.

Onida ka një dhunti të madhe të leximit të librave të letërsisë për fëmijë nga gjinia e prozës dhe e poezisë. Sprovën e parë, të paraqitjes si poete, e shfaqi këtë vit me librin “Qetësi”, por ajo thotë se s’do të rrijë e qetë dhe e heshtur, pasi do të shkruajë dhe të botojë edhe libra të tjerë për fëmijë.

Libri “Qetësi” ka më shumë se 30 poezi me motive dhe tema nga jeta, dëshirat dhe përshtypjet e fëmijëve, si: dashuria e tyre për librin, për shkollën, për prindërit, për gjyshërit, për mësuesen, për vizitat në qytetet shqiptare dhe të huaja etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se…