Deputeti Zeka: Haradinajn po e vjedhin do hajdutë të vegjël

12 mars 2019 | 12:19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se kryeministrin Haradinaj po e vjedhin do hajna të vegjël.

“Po e vjedhin do hajna me lapsa, me flamuj. Dhe nëse kryeministri nuk i eliminon këta hajdutë të vegjël, paramendo çfarë bëjnë ata hajnat e mëdhenj”, ka thënë Zeka gjatë debatit parlamentar në lidhje me shpenzimet e Qeverisë për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ka pasur keqpërdorime edhe nga Qeveritë e kaluara duke përmendur këtu Qeverinë Çeku ku sipas tij në atë kohë në planin strategjik zhvillimor janë vjedhur 1.8 milion euro.

“Mjetet e 1.8 milion euro janë vjedhur nga Instituti ‘Riinvest’ dhe kryeministri në atë kohë, Agim Çeku. Këtë e din më së miri Lumir Abdixhiku. Unë e konsideroj nga ministrat më të ndershëm Bedri Hamza dhe Avdullah Hoti”, ka thënë Zeka.

Sipas tij është jo e logjikshme që LDK-ja dhe PDK-ja të thërrasin seancë për keqpërdorime./KosovaPress/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra algjerianë kanë festuar vendimin e presidentit Abdelaziz Bouteflika për…