Algjerianët festojnë tërheqjen e presidentit Bouteflika

12 mars 2019 | 12:14

Qindra algjerianë kanë festuar vendimin e presidentit Abdelaziz Bouteflika për të mos garuar për mandatin e pestë si kryetar shteti.

“E kemi rrëzuar kukullën”, kanë thënë banorët e kryeqytetit Algjer.

Bouteflika i ka shtyrë zgjedhjet presidenciale të 18 prillit dhe ka thënë se nuk do të garojë për mandatin e ri.

Kandidatura e tij ka provokuar protesta masive në të gjithë Algjerinë gjatë disa javëve të fundit.

Bouteflika e ka udhëhequr Algjerinë për 20 vjet, por është parë rrallë në publik prejse ka pësuar një goditje në tru, në vitin 2013.

Data për zgjedhjet e reja nuk është caktuar ende.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Bouteflikas ka thënë se një riorganizim i Qeverisë do të ndodhë së shpejti.

Franca, e cila e ka pasur koloni Algjerinë për më shumë se 130 vjet, e ka mirëpritur vendimin e Bouteflikas për të mos garuar për rizgjedhje.

“Franca shfaq shpresën se një dinamikë e re që mund t’iu përgjigjet aspiratave të thella të popullit algjerian, do të marrë hov”, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq,…