Operacion antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike

23 qershor 2026 | 16:49

Një operacion i gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike është zhvilluar të martën në territorin e Krujës.

Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë aksionit janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike të llojit kanabis.

Operacioni, ku janë përdorur edhe dronë të teknologjisë së avancuar, është shtrirë në territorin e fshatrave të njësisë administrative Cudhi dhe pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të rrethit të Krujës.

“Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotike duke përdorur llamba”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka shtyrë për më 17…