Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë në Shqipëri
23 qershor 2026
| 16:46
Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka shtyrë për më 17 korrik procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, i pandehur për “Sterilizimin”.
Shtyrja u kërkua nga prokurorët e SPAK, për të pasur kohë të njihen me mbi 93 faqe të kërkesave paraprake të Beqajt.
Ish-ministri ishte i pranishëm në seancë. Në këtë proces Beqaj është lejuar të qëndrojë jashtë kafazit të sallës së gjyqit, në krah të mbrojtësit të tij./A2Cnn



