Operacion policor në Vushtrri, arrestohen katër persona

21 shtator 2025 | 11:33

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm në tri lokacione në komunën e Vushtrrisë.

Sipas një komunikate të përbashkët, operacioni është realizuar mëngjesin e sotëm në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, për kontrollimin e shtëpive të katër personave të dyshuar.

Kontrollet janë kryer në dy lokacione në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë, ku si rezultat janë arrestuar katër persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift bashkëjetues në Lipjan e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.…