
Operacioni Antidrogë në Shqipëri- Kandidati për deputet tenton t’i ikë policisë
07 maj 2025
| 16:59
Një aksion antidrogë i policisë në Sarandë ka zbuluar se një prej personave të dyshuar rezulton të jetë kandidat për zgjedhjet e 11 majit 2025 nga koalicioni “Shqipëria Bëhet”. Burime për median në Shqipëri, WebLajm.com bëjnë me dije se agjenti antidrogës ka mundur të ndalojë në kushtet e flagrancës shtetasin Ergys Isufi, i cili rezulton se kandidon për një mandat në qytetin bregdetar. Pas arrestimit, “blutë” e Sarandës e kanë proceduar në gjendje të lirë, pasi ka rezultuar se posedonte një dozë kokaine, duke e justifikuar për përdorim personal.