Operacioni i madh policor në Itali, arrestohen pesë persona, zbulohen 5.3 tonë kokainë

21 korrik 2023 | 09:06

Policia e Palermos ka arrestuar pesë persona pas një përplasjeje që kanë pasur në një anije peshkimit me të cilën po udhëtonin.

Mbi 5.3 tonë kokainë u kapën në bord. Ky është kapja më e rëndësishme e kryer ndonjëherë në të gjithë Italinë. Operacioni u krye nga komanda krahinore e Guardia di Finanza të Palermos, me përdorimin e mjeteve të shumta ajrore dhe detare të komandës operacionale aero-detare të Pratica di Mare dhe të departamentit operacional aero-detar të Palermos, në koordinim me hetuesit e njësisë së policisë ekonomiko-financiare të Palermos.

Në pranga janë vënë dy francezë, një tunis italian dhe një italian. Forcat e policisë zbuluan afrimin e varkës së peshkimit që mbante flamurin e Republikës së Palau (ishujt e Paqësori) i nisur nga bregdeti Kalabrian.

Gjatë natës është konstatuar se “anija mëmë” ka qenë e stacionuar në kufijtë e ujërave territoriale ku priste anijen e peshkimit, me gjasë për një trasport të paligjshëm. Në orët e para të së mërkurës, në kuvertën e “anijes mamë” u regjistruan operacione anormale, ku hodhën mallin në det dhe pasi u afrua varka e peshkimit, e rimori mallin sërish.

Policia ka bllokuar anijen e peshkimit e cila po kthehej në ujërat territoriale, ku në bord ndodhej e fshehur një dhomë e madhe me drogë.

Njësitë detare të Korpusit ndoqën anijen e cila ndërkohë po përpiqej pa sukses të kthehej në det në drejtim të Turqisë. Mjeti lundrues u shoqërua në portin e Porto Empedocle (Agrigento) ndërsa “anija mëmë”, me një ekuipazh prej 15 shtetas ukrainas, turq dhe azerbajxhanas, u shoqërua me mjete detare drejt portit të Palermos. Mbi 5.3 tonë kokainë të destinuar për tregun italian ka vlerën mbi 850 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare te Dheu…