Operacioni kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.
Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar: 15 mijë euro; 5 vetura; 5 autobot për transport të derivative; 2 armë zjarri; 54 fishekë; Pajisje elektronike; Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin; 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.
Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: Shpëlarje e parave; Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje; Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

“Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.



