Operatorëve iu ulën çmimet e peronizimit, obligohet nisja nga Stacioni i Autobusëve

04 mars 2019 | 13:55

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me Shoqatën e Transportuesve kanë nënshkruar marrëveshjen ku për qëllim ka uljen e çmimeve në transportin ndërkombëtarë, atë regjional, ndërurban dhe transportin sezonal, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se me marrëveshjen e re që u nënshkrua sot, transporti ndërkombëtarë do këtë ulje të çmimit rreth 30%.

“Sot është një ditë e veçantë për ne, me muaj të tërë kemi negociuar çështjen e tarifave që ndërlidhen me të gjitha ligjet në stacionet e autobusëve. Pas një pune sot finalizuam marrëveshjen e peronizimit për transportin ndërkombëtarë, atë regjional dhe ndërurban. Është një harmonizim i qëndrimeve tona të përbashkëta dhe një vullnet i mirë ku të gjithë së bashku kemi qëllim që stacioni i autobusëve është një stacion i cili mbledh të gjitha bizneset e këtij sektori, por edhe qytetarët si destinacion që marrin shërbimet që ata kanë nevojë”, tha ai.

…Ne sot kemi arrit që për tarifat ndërkombëtare të kemi një zbritje 30% si dhe për transportin ndërurban kemi zbritje prej 15% për të gjitha linjat dhe për transportin sezonal të jenë vetëm nga 5 euro”, tha ai.

Kurtishaj tha se me marrëveshjen e re të gjitha linjat e autobusëve, qoftë ato ndërkombëtare, sezonale apo regjionale, do të obligohen që të gjitha nisjet e tyre t’i kryejnë nga stacioni i autobusëve.

“Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë stacionin e autobusëve dhe iu bëjmë thirrje që të gjitha nisjet të bëhen nga stacioni i autobusëve”, u shpreh ai.

Kryeshefi Ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, tha se shpreson që kjo marrëveshje do ndikojë që të gjithë transportuesit t’i sjellë në stacionin e autobusëve.

“Pas negociatave të gjata me Shoqatën e Transportuesve sot erdhëm në një kompromis për një çmimore të re për periudhë 6 mujore. Kemi pranu sugjerime prej Shoqatës së Transportuesve dhe shpresoj që kjo shoqatë do ketë ndikim që t’i sjellim të gjithë transportuesit në stacionin e autobusëve”, tha Hoti, raporton EO.

Kryetar i Bordit të Stacionit të Autobusëve Faton Raci, tha se me marrëveshjen e re duhet të identifikohet vendi se nga nisen autobusët.

“Kërkojmë edhe nga Komuna e Prishtinës që të bëjnë të pamundurën për eliminimin e transportit ilegal apo transportin e kombibusëve ngase është transport që po e dëmton shumë këtë sektor. Nisma e Komunës është me vend dhe pres të sjellë rezultate sepse duhet të identifikohet vendi ku duhet të nisen autobusët dhe të gjitha linjat e tyre e jo të nisën nga aty ku iu vie më lehtë, pasi kjo kryeqytetit po i krijon një imazh më të keq”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e…