Haradinaj premton mbështetje financiare për Gjilanin

04 mars 2019 | 13:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri.

Kryeministri ka premtuar mbështetje financiare për realizimin e një serë projektesh të rëndësishme për këtë komunë.

Haradinaj ka theksuar se Gjilani tashmë ka fondin prej 50 milionë euro për investime në kornizën afatmesme, që përfshinë 5 sektor të rëndësishëm.

“Gjilanit i kemi kthyer vëmendjen e duhur dhe me dinamikën e re qeverisëse po i japim jetë shumë projekteve për këtë anë. Impianti i ujërave të zeza shpejt do të nis fazën e implementimit dhe Qeveria do të jetë garancë e këtij investimi të rëndësishëm për këtë qytet. Punimet në autorrugët Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan -Kllokot janë duke vazhduar në dinamikën e duhur derisa objekti i ri policor, Teatri i Qytetit dhe politikat e reja të subvencionimit të bimës që do të hap rrugë zhvillimit ekonomik lokal, janë punë të tjera që i morëm përsipër së bashku me kryetarin Lutfi Haziri. Gjilani tashmë ka fondin prej 50 milionë euro për investime në kornizën afatmesme, që përfshinë 5 sektor të rëndësishëm dhe bashkëveprimi për temat që lidhen me zhvillimin ekonomik do të jetë proces i vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit e ka dënuar ashpër dhunën në…