Operohet 9-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Gjakovë
04 janar 2026
| 20:37
9 vjeçarja e cila u plagos në Gjakovë, është mbrëmë operuar nga ekipi kujdestar nga Klinika e Neurokirurgjisë.
“Është larguar trupi i huaj, pacientja ka qenë në gjendje stabile. Vazhdon trajtimi i mëtutjeshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë”, deklaroi ajo për Klankosova.
Mbrëmë në rrugën “Bardhyl Çaushi”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mes disa personave, u qëllua vajza e cila ishte kalimtare e rastit.
Sipas policisë, i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim.



