Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj

24 gusht 2018 | 07:31

Pas zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas zyrtarëve opozitarë, Haradinaj nuk mund të jetë edhe më tutje kryeministër për shkak të ndërhyrjes së tij në sistemin e drejtësisë, shkruan “Epoka e re”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është detyrë qytetare dhe obligim politik të kërkohet dorëheqja e Haradinajt.

Edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar që urgjentisht të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afërsisht gjashtë orë janë pritjet në dalje të pikës kufitare…