Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

14 shtator 2021 | 11:37

Opozita ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se kanë dështuar në menaxhim të pandemisë Covid-19.

Nënkryetari i Komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj, ka thënë se kanë qenë shqetësuese shifrat e rasteve pozitive, por edhe brengosëse humbja e jetës se shumë qyteteve si pasojë e infektimit më Covid.

Zemaj ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është i vetëdijshëm apo i gatshëm për të menaxhuar një situatë të vështirë pandemike.

Ai ka ftuar ministrin Vitia që të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, menaxhimin e pandemisë në vend e ka quajtur dështim total që sipas tij ka çuar në katastrofë humanitare dhe përgjegjës e ka bërë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Derisa është pajtuar qe para Komisionit për Shëndetësi të raportojë ministri Vitia, Haxhiu ka kërkuar edhe dorëheqjen para anëtarëve të këtij komisioni për shkak të dështimit të menaxhimit të pandemisë.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e LV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se situata  me pandeminë nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën.

Sipas tij Kosova është duke prirë në aspektin e vaksinimit. Ai ka thënë se askush nuk ka mbetur pa trajtim spitalor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj,…