Opozita nuk e përkrah rezolutën e koalicionit qeverisës për dialogun

08 tetor 2018 | 10:00

Përfaqësuesit e partive opozitare, LDK-së, LV-së dhe PSD-së, kanë bërë me dije se nuk do ta përkrahin draftrezolutën për dialog të propozuar nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Ata kanë thënë të dielën për gazetën “Epoka e re” se propozimet e tilla janë të mangëta dhe kanë për qëllim sjelljen e opozitës para aktit të kryer.

Sipas tyre, ftesat e tilla për unitet janë false dhe jo të mirëfillta.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sali Asllanaj, kanë thënë se nëse pozita dëshiron të ketë front të përbashkët karshi Serbisë duhet ta ftojë opozitën për të qenë pjesë e hartimit të çfarëdo rezolute apo platforme.

(Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve ekonomike, që për dy mandate ishte kryetar…