
Opozita shqiptare proteston më 11 maj?
22 prill 2019
| 13:00
Shefi i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryetarët e degëve të Partisë Demokratike për të vendosur datën e protestës së radhës kombëtare.
Burimet e “Top Channel”-it kanë bërë me dije se protesta e opozitës së bashkuar do të jetë më 11 maj 2019, ora 18:30.
Më 18 prill, forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.
“PD-ja do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, kishte thënë Basha.