Orav takohet me kryetarët serbë të veriut, i lumtur me transferimin e pushtetit dhe kërkon bashkëpunim
08 dhjetor 2025
| 15:01
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore.
Ai ka përshëndetur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale, një proces i cili, sipas tij, është realizuar plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës.
Në një postim në “X”, Orav ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale mbetet kyç.
“Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Orav.



