Orbani: Jemi shumë afër një lufte botërore

10 mars 2023 | 14:16

Bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore. Kështu ka thënë të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Ai ka thënë për radion hungareze se liderët e botës perëndimore janë “kapur nga ethet e luftës dhe se ata mbajnë fjalime në të cilat bëjnë thirrje për fitore në luftë dhe dërgojnë armë gjithnjë e më të rrezikshme në Ukrainë.

“Në vend që të promovohet njëzëri paqe, bota është e ndarë”, ka thënë Orbani, duke shtuar se Turqia dhe shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan një armëpushim dhe bisedime për paqe.

Orbani ka thënë se Hungaria duhet të ketë një ushtri të fortë dhe në të njëjtën kohë të promovojë paqen.

“Hungaria ka nevojë për një forcë të armatosur efektive dhe qeveria po punon për të rritur numrin e ushtarëve, përkushtimin e tyre ndaj atdheut dhe thirrjes së tyre, nivelin e tyre të trajnimit dhe reputacionin e tyre publik”, ka thënë Orbani.

Më tuje, ai ka thënë se beson se ushtria duhet të pajiset edhe me armë moderne. “Fakti që jemi për paqen nuk do të thotë se duhet të jemi të pambrojtur”, ka theksuar Orbani.

Sipas tij, heqja e sanksioneve në lidhje me luftën do të ishte mënyra më e mirë për të frenuar inflacionin.

Orbani ka njoftuar se Hungaria do të vazhdojë të vërë veton ndaj masave që do të shkaktonin dëmin më të menjëhershëm në ekonominë e saj.

“Nëse Bashkimi Evropian do të hiqte sanksionet kundër Rusisë nesër, inflacioni do të përgjysmohej menjëherë dhe më pas do të kthehej gradualisht në 2-3 për qind”, ka thënë Orbani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka njoftuar se marrëveshja historike që garanton eksportin e…