Organizata franceze MAN organizon trajnime me të rinjtë e Gjilanit

27 tetor 2019 | 18:10

Një delegacion francez nga organizata MAN, të udhëhequr nga Jean-Yves Carlen, po mban trajnime disa ditore me të rinjtë e Gjilanit.

Ngjarjen e ka përshëndetur kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili ka thënë se partneriteti me ketë organizatë me Komunën e Gjilanit daton para më shumë se dy dekadave.

“Është një partneritet i vjetër i Komunës sonë me shoqatën MAN, me qytetin e Luterbach dhe departamentin e Strasburgut, në kuadër të programeve të edukimit, shëndetësisë dhe programeve të të rinjve. Pas vizitës së delegacionit të të rinjve në Strasburg, të cilit i priu Diellza, tash është një vizitë kthyese, të cilët janë duke punuar në çështje dhe zgjidhjen e problemeve të mundshme të të rinjve, me një përfaqësim të mekanizmave rinor”, ka thënë Haziri.

Kurse, si mbështetje e të rinjve të Gjilanit në udhëheqjen e tranimeve është ish-kryetarja e KVRL-së në këtë komunë, Diellza Selishta, e cila muaj më parë pati vizitë të rëndësishme në Strasburg.

“Në prill të këtij viti ishim së bashku me një grup të të rinjve në Strasburg, ku u takuam me grupe të të rinjve, organizata rinore, derisa patëm takime edhe në Parlamentin Europian e Këshillin e Europës. Gjithsesi, jemi duke punuar që ta bëjmë një projekt me Këshillin e Europës. Jemi munduar që të kemi një gjithëpërfshirje të përfaqësimit të të rinjve dhe shpresojmë që këto trajnime të shkojnë mbarë”, ka theksuar Selishta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina e mposhti Lirinë e…