Organizata ‘Qatar Charity’ vazhdon mbështetjen për komunën e Mitrovicës

09 korrik 2019 | 17:27

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare nga Katari “Qatar Charity”, me të cilët ka biseduar lidhur me projektin madhor për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, si dhe drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi.

Në këtë takim kryetari Bahtiri dhe përfaqësuesit e “Qatar Charity”, diskutuan lidhur me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërtimin 40 shtëpive në fshatin Frashër, për familjet me kushte të dobëta ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

Ky projekt do të përfshijë një sipërfaqe prej 32.765,66 m2, ku parashihet të ketë 40 shtëpi, një shkollë, një shtëpi të shëndetit, katër lokale afariste, një objekt i destinuar për shfrytëzim nga organizata “Qatar Charity” dhe një xhami.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…