Organizuan dasmë me 7 000 të ftuar

25 nëntor 2020 | 08:30

Një sinagogë në Nju-Jork është gjobitur 15 000 dollarë për organizimin e një dasme, me 7 000 të ftuar, gjatë periudhës së pandemisë.

Kryebashkiaku Bill de Blasio e cilësoi ngjarjen krejtësisht të papërgjegjshme dhe në një moment aspak të përshtatshëm.

Dasma hebreje shumë e komentuar u organizua më 8 nëntor dhe mblodhi në sinagogën Yetev Lev në Williamsburg, plot 7 mijë njerëz, të cilët qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin pa maska dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e distancimit fizik.

Dasma e organizuar ishte ajo e Yoel Teitelbaum, nipit të rabinit të madh, Aaron Teitelman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot pritet ta votojë raportin…