Orges Bunjaku do t’i bashkohet Kosovës

07 korrik 2020 | 21:59

Ndihmëstrajneri i Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, ka konfirmuar se Orges Bunjaku do t’u bashkohet “dardanëve”.

Ky i fundit ka deklaruar se Bunjaku tashmë ka ndarë mendjen që të luajë për Kosovën, por që duhet pritur deri në përfundim të rregullimit të dokumentacioneve për t’u bërë e gjitha zyrtare.

“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur ta shohim me dokumentacion, por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi se definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në çaste të fundit zgjodhi Zvicrën”, ka thënë Sahiti për “Olle”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka publikuar rregulloren e shtetit…