Oriola Marashi shfaqet nëpër billborde në Venecia, puna e vështirë shpërblehet

16 gusht 2022 | 13:52

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi, po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare.

Superylli së fundmi ka publikuar disa imazhe nga Venecia, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjet atraktive, teksa tregon në prapaskenë billboardet ku ndodhet si ikonë e markës së lartpërmendur.

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”, ka thënë më tej ajo.

Oriola përndryshe vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara e më të pëlqyera në treg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një taksist ilegal në Prishtinë e ka ngacmuar seksualisht një…