Ortek bore në Brezovicë, dyshohet se një person ka pësuar atak paniku

15 dhjetor 2023 | 23:10

Brezovica është goditur sonte nga një ortek bore.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë vullnetarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Nga kjo shoqatë kanë treguar për gazetën online Reporteri.net se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Dyshohet  se një person ka pësuar sulm kardiak nga paniku, por tashmë është në gjendje më të mirë.

Reporteri.net ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe autoambulanca duke e bartur personin që dyshohet se pati atak kardiak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikael Svatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36-vjeçe kishin ardhur…