OSBE: Këto janë arsyet pse misioni s’mund të organizojë mbledhjen e votave për referendum

15 janar 2022 | 16:11

Misioni i OSBE-së përmes në njoftimi për media të lëshuar sot kanë bërë të ditur se në rrethanat aktuale përfshirë edhe pandeminë, është e pamundur që misioni të merret me grumbullimin e votave për referendumin e Serbisë në Republikën e Kosovës.

Këtë e kanë thënë duke argumentuar se për t’u marrë me grumbullimin e votave duhet pajtimi i të gjitha palëve, dhe thonë se në mungesë të kësaj, misioni nuk mund të realizoj një operacion të tillë.

Një qëndrim të tillë OSBE-ja thotë se ia ka bërë të qartë të gjitha palëve.

Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është që serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse, derisa ndërkombëtarët kanë insistuar që votimi duhet realizuar sikur në praktikat e kaluara ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Lidhru me referendumin, aktualisht në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë ku pritet nxjerrja e një rezolute për referendumin e Serbisë në Kosovë.

Seanca është ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behgjet Pacolli e ka quajtur “akt ç’njerëzor” deklaratën e gjykatëses…