Osmani: 20 për qind të serbëve që janë në listat e votuesve mund të bëjnë peticion për zgjedhje të reja

01 qershor 2023 | 22:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës.

Osmani tha se këtë kërkesë e bënë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

“Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri, që do tu jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, tha Osmani.

Ajo shtoi se organizimin e zgjedhjeve të reja e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe kjo, sipas presidentes Osmani, mund të bëhet përmes një peticioni që mund ta inicojnë qytetarët serbë të komunave veriore.

“Kjo nënkupton që qytetarët serbë, pra rreth 20 për qind prej tyre që janë në listën votuese mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin”, deklaroi presidentja Osmani.

Osmani ka pranuar një propozim gjermano-francez që të shkohet në zgjedhje, që është më i rëndë se ai aleatit më të madh të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kryetarët e komunave të mos punojnë në zyrat e komunës, por në ndonjë objekt tjetër publik.

Propozimi i ambasadorit të SHBA-së ishte që kryetarët e komunave të punojnë në zyra alternative.

Ai këtë e ka përsëritur edhe sot pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“E përsërita qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nevojën për një sërë hapash urgjente për të depërshkallëzuar situatën atje dhe mënyra sesi do të arrihej përshkallëzimi nuk është sekret dhe kjo është dakordimi që këta tre kryetarë duhet të punojnë nga vende alternative dhe të tërhiqen forcat policore të Kosovës”, tha Hovenier. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar…