Osmani: 27 prilli mbetet plagë e hapur për Kosovën

27 prill 2026 | 11:02

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pranë Monumentit kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Familjet ende presin. Disa për një varr. Disa për një përgjigje. Që të gjithë në ankth. Kosova kërkon drejtësi të plotë. Serbia duhet të hapë arkivat dhe të japë llogari për krimet. Mbajtja e të zhdukurve me dhunë dhe fshehja e varrezave masive është krim i përsëritur i Serbisë. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi të vërtetën. Paqja e vërtetë ndërtohet vetëm kur ka drejtësi. E vërteta e vetme është se Serbia ende fle mbi varreza masive”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 27 vjet nga masakra në Mejë të…