Osmani: Ahmet Brahimaj do të mbetet ikona e artit skenik të baletit

07 maj 2020 | 12:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjeshtrit të baletit, Ahmet Brahimaj.

Osmani ka thënë se Brahimaj do të mbetet ikona e artit skenik të baletit.

“Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis. Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit. Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron! Ngushëllime komunitetit artistik! Pusho në paqe mjeshtër!​”, është thënë në telegram ngushëllimin e Osmanit.  (L.G: ‘Epoka e re’)

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Atalantës, Marco Sportiello, është shëruar nga koronavirusi. Atalanta,…