Osmani: Delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit ato që i premtoi qytetarëve

05 shtator 2020 | 12:02

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit.

“- Njohjen e ndërsjellë me Serbinë – Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)  – Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi) – Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)…”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq për njohjen nga Izraeli, Osmani ka thënë se është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë.

Postimi i plotë i saj:

Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:

– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë

– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)

– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)

– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)

– Rezultate konkrete për të pagjeturit

– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës

– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë

– Eliminim të plotë të barierave jotarifore  që Serbia i ka vënë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në…