Osmani: Duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet

07 shkurt 2020 | 15:27

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, me të cilën ka diskutuar bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.

“Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, ka thënë kryekuvendarja Osmani.

Ambasadori Servais, ndërkaq, tha se respektimi i procedurave demokratike gjatë procesit zgjedhor dhe pas tij, si dhe kultura e treguar, tregojnë pjekuri politike.

Zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkaq, sipas ambasadorit Servais, është mesazh tepër pozitiv, të cilin Kosova ia ka dërguar botës demokratike.

Sipas tij, Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha dimensionet.

Palët u pajtuan që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbështetur një strategji më të…